Trajnimi i stafit të Caritas Kosova për Menaxhimin e Vullnetarëve




Në kuadër të projektit: Accompanying and Building Capacities in EUAV (ABC-EUAV), financuar nga EU, udhëhequr nga Caritas Europa në një konsorsium me 8 Organizata anëtare të Caritas-it, Caritas Kosova si zbatuese e projektit, ka organizuar trajnimin: Menaxhimi i vullnetarëve.
Disa nga temat kryesore të trajnimit ishin:
- Përcaktimi i karakteristikave të vullnetarizmit,
- Parimet e vullnetarizmit,
- Sistemi i menaxhimit të vullnetarëve,
- Përgaditja e organizatës për angazhimin vullnetarëve,
- Vlerësimi i nevojave - përcaktimi i nevojës për vullnetarë,
- Rekrutimi i vullnetarëve,
- Motivimi dhe njohja e vullnetarëve,
- Monitorimi dhe vlerësimi i vullnetarëve,
- Dallimi në mes të monitorimit dhe vlerësimit,
- Modeli i planit të vlerësimit,
- Fushat kryesore të veprimtarisë së menaxherit të vullnetarëve.
Trajnimet u organizuan në disa prej qendrave ku vepron Caritas Kosova, si: Zyra Regjonale në Prizren dhe Mitrovicë, Qendrat Edukative-Sociale “Caritas Kosova” në Dubravë të Ferizajt dhe lagjen Ali Ibra në Gjakovë, ku në total prezent ishin rreth 40 punëtorë që në mënyrë direkte dhe inderekte veprojnë me vullnetarët e Caritas Kosova.