Trajnimi i stafit të Caritas Kosova për Menaxhimin e Vullnetarëve

29.04.2021

Në kuadër të projektit: Accompanying and Building Capacities in EUAV (ABC-EUAV), financuar nga EU, udhëhequr nga Caritas Europa në një konsorsium me 8 Organizata anëtare të Caritas-it, Caritas Kosova si zbatuese e projektit, ka organizuar trajnimin: Menaxhimi i vullnetarëve.  

Disa nga temat kryesore të trajnimit ishin:  

  • Përcaktimi i karakteristikave të vullnetarizmit,
  • Parimet e vullnetarizmit,
  • Sistemi i menaxhimit të vullnetarëve,
  • Përgaditja e organizatës për angazhimin vullnetarëve,
  • Vlerësimi i nevojave - përcaktimi i nevojës për vullnetarë,
  • Rekrutimi i vullnetarëve,
  • Motivimi dhe njohja e vullnetarëve,
  • Monitorimi dhe vlerësimi i vullnetarëve,
  • Dallimi në mes të monitorimit dhe vlerësimit,
  • Modeli i planit të vlerësimit,
  • Fushat kryesore të veprimtarisë së menaxherit të vullnetarëve.  
     

Trajnimet u organizuan në disa prej qendrave ku vepron Caritas Kosova, si: Zyra Regjonale në Prizren dhe Mitrovicë, Qendrat Edukative-Sociale “Caritas Kosova” në Dubravë të Ferizajt dhe lagjen Ali Ibra në Gjakovë, ku në total prezent ishin rreth 40 punëtorë që në mënyrë direkte dhe inderekte veprojnë me vullnetarët e Caritas Kosova. 

Caritas Kosova cultivates and promotes: Love, Solidarity and Peace