Mbështetja për Personat me Aftësi të Kufizuara, SOCIETIES

(Mbështetja e OShC-ve në Fuqizimin e Aftësive Teknike, Përfshirja e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Standardet e BE-së në Ballkanin Perëndimor)

Ky projekt i cili mbështet personat me aftësi të kufizuara mendore, financohet nga Bashkimi Evropian, dhe ka filluar të zbatohet që nga viti 2016 dhe tani gjendet në fazën e dytë 4 vjeçare të zbatimit. SOCIETIES përfaqëson aleancën për përfshirje sociale të personave me aftësi të kufizuara dhe me probleme të shëndetit mendor dhe bashkon 12 partnerë nga Evropa Jug-lindore dhe Italia: Caritas Serbia, Iniciativat Qytetare (Beograd), Caritas Bosnia and Hercegovina, Shoqata e Prindërve dhe Fëmijëve me nevoja të veçanta ‘Vijedri osmeh’ (Mostar), Caritasi Shqiptar, Hope Project (Shkodër), Caritas Kosova, Qendra Mbështetëse për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore ‘Qendra për Jetë të Pavarur’ (Pejë),  Caritas Montenegro, Shoqata e paraplegjikëve (Bar), Caritas Italiana dhe Caritas Bulgaria.

Projekti për synim ka forcimin e pjesmarrjes së OShC-ve në dialog me autoritetet publike dhe të ndikoj në proceset vendim-marrëse, duke ngritur ekspertizën dhe kapacitetet e tyre në fushën e përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuara si dhe politikat e de-institucionalizimit. Grupet synuese të projektit ‘SOCITETIES’ janë personat me aftësi të kufizuara dhe me çregullime mendore, OshC-të dhe anëtarët e tyre, institucionet vendore nacionale dhe lokale.

 

 

Projekti mbështetet nga: Bashkimi Evropian

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe