NDIHMË PËR POPULLIN E UKRAINËS

Caritas Kosova në koordinim Caritas Europa, është duke u angazhuar për të përkrahur popullin e Ukrainës që po përballet me luftën që nuk e shkaktuan. Lufta në Ukrainë është një disfatë për njerëzit në rend të parë dhe ka shkaktuar krizë të madhe humanitare.

Caritas Kosova është duke u koordinuar me Caritas Europa dhe Caritaset në shtetet fqinje të Ukrainës, për ofrimin e ndihmës, aty ku mijëra të zhvendosur janë duke u akomoduar.

Ftojmë Institucionet, Bizneset e ndryshme dhe të gjithë Personat Vullnetmirë, që të kontribuojnë me donacionet e tyre. Caritas Kosova ka hapur llogarinë bankare për të pranuar donacione për të ndihmuar të prekurit nga lufta në Ukrainë.

 

Emri i llogarisë:                 CARITAS KOSOVA

Numri i llogarisë(IBAN):  XK05 1170101700500197

Adresa:                              RKS-Kosovo; Ferizaj; 70000; Rexhep Bislimi, NN

Banka:                                Pro Credit Bank Kosovo J.S.C

SWIFT (BIC) CODE:        MBKOXKPRXXX

 

Që nga dita e hënë, më 7 Mars 2022, Caritas Kosova fillon grumbullimin e ndihmave humanitare në Ferizaj. Ndihmat e grumbulluara do të dedikohen për popullin e Ukrainës.

 

Produktet e nevojshme janë:

• Produkte ushqimore të konzervuara dhe ujë;

• Produkte higjienike (letër higjienike, shampona, pasta dhëmbësh, detergjent, etj.);

• Batanije.

 

Ju thërrasim në solidarizim dhe humanizëm! 

Faleminderit për kontributin tuaj!

Caritas Kosova kultivon dhe promovon: Dashuri, Solidaritet dhe Paqe